Me rastin e përfundimit të fazës së dytë të pilot projektit WoW (Women in Online Work-Gratë në Punë Online) është mbajtur ceremonia e ndarjes së certifikatave për vajzat nga komunat Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq, të cilat me sukses i kanë përfunduar trajnimet në: Kodim, Dizajn Grafik dhe Marketing në rrjete sociale.
Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, ka thënë se projekti WoW ka hyrë në fazën e tretë, raporton Ekonomia Online.
“Ideja dhe nisma ime për një projekt të tillë u frymëzua nga trende të reja botërore duke qenë shumë e bindur se ky projekt ofron mundësi të panumërta. Nisma u cilësua ide shumë e guximshme dhe e bukur për të qenë e vërtetë. Por, kur e lansuam projektin në fazën e parë në dy komuna për pranimin e 100 vajzave, konkuruan mbi 1000 , pra ky ishte një indicator që vendi ynë ka nevojë për një projekt të tillë”, ka thënë ajo.
“Dy fazat e para të pilot projektit në Gjakovë, Lipjan dhe Prishtinë dhe zona përreth kanë rezultuar me këto rezultate: mbi 271 kontrata pune online apo në internet të fituara nga afro 80 femra ku shumica prej këtyre kontratave janë, zhvillim në uebfaqe , hulumtime të ueb-it, marketing digjital, assistente virtuale, futje të të dhënave, hulumtime dhe shkrime, K avajza që akën arritur të përfitojnë mbi 20 kontrata të punës. Tashmë disa vajza janë duke krijuar të ardhura më të larta se sa paga mesatare në vend me një orar fleksibil dhe më pak ore punë në ditë”.
Ky projekt do të vazhdojë në fazën e tretë në dy komuna në Prishtinë dhe Gjilan.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se ky është hap i dritares së punësimit të vajzave të një komuniteti të rëndësishëm.
“Një shoqëri që rregullon barazi gjinore në punësim garanton zhvillim ekonomik, jam i bindur se përmes këtij programi është arritur të punësohet një numër i madh i grave i bazuar në dije dhe konkurrencë”, ka theksuar Mustafa.
“Ne të shfrytëzojmë të gjitha potencialet zhvillimore që bazohen në resurse dhe ne të zhvillojmë një ekonomi që është konkurrente dhe kjo po e dëshmon dhe që kjo po bëhet edhe përmes teknologjisë informative”, tha Mustafa.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se WoW është emër i madh për këtë projekt.
“Dita e sotme nuk paraqet fundin e asgjëje. Kjo paraqet vetëm fillimin. Kemi rezultate shumë të mira me MZhE-në. Ky program hap rrugë të reja për studim dhe zhvillim në Kosovë. Kjo gjë sjell ndryshim të njëmend të zhvillimit të një shoqërie”, tha Delawie.
Ai tha se e dimë që shkalla e pjesëmarrjes së grave kosovare në ekonomi është e ulët, por kosovarët duhet ta dijnë që nuk bëmë të ndalen.
Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovës, Marco Mantovanelli, tha se me një program mund të sjellim aspekte të ndryshme të punësimit.
“Nëse e hidhni veten në një mundësi në një treg të mundësive siç është ky, nuk është e lehtë. Dizajni bashkëpunues i këtij projekti ka pasur shumë bashkëpunim mes grupeve dhe bashkëpunimi më i rëndësishëm ka qenë nga Besa Zogaj-Gashi. Kemi shumë partneritet dhe e çmojmë shumë që ky projekt do të vazhdojë”, tha Mantovanelli.
Ai tha se do të vazhdojnë t’i mbështesin të gjitha projektet jo vetëm të MZhE-së, por edhe të Qeverisë.