Wuhani tashmë i është kthyer normalitetit pas Coronavirusit: Festa dhe argëtime – pa maska dhe distancë sociale

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ishte pika fillestare e pandemisë së globale të quajtur COVID-19 dhe iu nënshtrua bllokimit të parë në botë – dhe ndoshta më të rreptit.

Tani, qyteti qendror kinez, Wuhan duket se ka lëvizur nga coronavirusi, pasi mijëra banorë u mblodhën në një park ujor për një festival muzikor elektronik – pa asnjë maskë apo masa distancuese sociale, raporton CNN.

Gjatë fundjavës, Parku Ujor “Maya Wuhan Beach” ishte i mbushur me qytetarë të veshur me rroba banje dhe duke u argëtuar nën ritmet e muzikës.

Këto ishin skena të mbushura me festa të paimagjinueshme për shumë pjesë të botës, të cilët po ballafaqohen me virusin vdekjeprurës. Më shumë se 21 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë globin, me dhjetëra mijëra raste të reja po raportohen çdo ditë në botë, transmeton Telegrafi.

Por në Wuhan, jeta është kthyer gradualisht në normale që kur metropoli i 11 milionë njerëzve në provincën Hubei u bllokua totalisht për 76 ditë në fillim të muajit prillit. Qyteti nuk ka raportuar ndonjë rast të ri që nga mesi i majit.

Parku ujor u rihap në fund të qershorit, por më shumë se një muaj shi sezonal kishte dekurajuar turmat të mos dilnin.

Ndryshe, numri i vizitorëve në fillim të gushtit kishte vetëm gjysmën e nivelit në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aktualisht, parku ujor ka kapacitet mesatar prej 15 mijë vizitorëve çdo ditë gjatë fundjavës. /Telegrafi/

Të ngjashme