Miralem Pjanic po largohet nga Barcelona.
Pavarësisht se mesfushori boshnjak nuk u largua në afatin kalimtar të verës, ai ka vendosur që të largohet tani – transmeton Gazeta Express.
Edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka konfirmuar vendimin e Pjanicit për t’u larguar nga “Camp Nou”.
“Pjanic ka vendosur të largohet për më shumë mundësi. Ai ka qenë një profesionist i madh, kështu që mendoj se ai kishte shanse këtu, por secili zgjedh rrugën e vet”, ka deklaruar spanjolli.
Mesfushori boshnjak shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC.
32-vjeçari do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare.