Xavi Hernandez ia ka bërë me dije Barcelonës edhe njëherë se është i gatshëm të ulet në stol.
Ai thotë se për të është një ëndërr të bëhet trajner i Barçës dhe diçka e tillë mund të mos jetë shumë larg realizimit, nëse Ronald Koeman dështon në muajt e ardhshëm.
“Ideali im është të stërvit Barçën. Nuk e kam fshehur asnjëherë, është objektivi dhe ëndrra ime”, tha Xavi.
Nuk ka ende një ofertë, por nëse do të ketë, përgjigjja e Xavit do të jetë PO.
“Nëse arrin një ofertë, do ta shqyrtoja”.