Xavi Hernández nuk do të marrë drejtimin e Barcelonës, të paktën jo pa përfunduar sezoni.
Ky është përfundimi i arritur pas takimeve të njëpasnjëshme mes përfaqësuesve “blaugrana”, Grascar Grau dhe Eric Abidal, me 39-vjeçarin, aktualisht trajner i Al Sadd, në Doha (Katar).
Siç ka konfirmuar “El Mundo Deportivo” nga burime pranë kupolës drejtuese të Barcelonës, nuk është koha që Xavi të bëhet trajner i katalanëve.
Mes shumë arsyesh është edhe kontrata që ka me klubin e tij aktual, të cilën dëshiron ta përmbushë.
Edhe gazetari i ‘El Chirignuito’, Jota Jordi, ka konfirmuar se “Xavi i ka thënë jo Barcelonës për momentin”, por që “drejtuesit e klubit do të vazhdojnë ta bindin gjatë gjithë ditës”. /GE