Xavi reagon pas largimit të Messit

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Pasi Busquets i tha lamtumirën Leo Messin në rrjetet sociale, shokët e skuadrës dhe ish-lojtarët e Barçës që ndanë kaq shumë suksese me argjentinasin, si Xavi Hernández, nuk e kanë humbur mundësinë për ta ndarë atë edhe në rrjetet e tyre sociale.

Ai falënderoi për gjithçka dhe i uroi sukses në të ardhmen.

“Si një blaugran, partner dhe mik, unë vetëm mund t’ju falënderoj për gjithçka që na keni dhënë gjatë këtyre viteve. Çfarëdo që të bëni, ju uroj më të mirat” – shkroi Xavi në Instagram.

Para tij, edhe Busquets shkroi për të pas largimit nga Barcelona, ndërsa pritet që edhe futbollistët tjerë të Barcelonës të nisin me mesazhet e tyre për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë. 

Të ngjashme