Xavi: Rikthimi i Messit është prioritet për Barcelonën

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Xavi ka konfirmuar se rikthimi i Lionel Messit është prioritet për Barcelonën.

“Prioritet janë të qarta. Do të më pëlqente të kthehej Messi. Kam  folur me të. I kam thënë se gjithçka varet te ai”, tha Xavi.

“Klubi është optimist, por nuk është përfundimtare. Presidenti është një person shumë optimist, ai gjithmonë më transmeton besim dhe siguri. Nuk jam i shqetësuar, thjesht po pres”.

Messi është tunduar me një ofertë nga Arabia Saudite, përkatësisht nga klubi Al-Hilal, me një ofertë prej 500 milionë eurove.

Klubi në të cilin luan aktualisht, Paris Saint-Germain, ditë më parë se Messi do të largohet në fund të sezonit, kur t’i përfundoj kontrata aktuale. 

Të ngjashme