Një efektive e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën në Letoni pas shpërthimit të një mine.
Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se ndjen dhimbje të madhe për humbjen e Zarife Hasanajt.
“Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe”.
“Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj”.
Xhaçka tha se uron që sa më shpejt që dy djemtë e plagosur, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.
“Uroj të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura”.