Xhafa: “ACC Group” u pagua 70 mijë euro për regjistrim të aseteve, jemi të pakënaqur

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 11:40 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike i kanë vlerësuar shqetësuese të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre zhdukja e asetëve të vjetra, mos regjistrimi i atyre të rejave, dëmtimi i konsumatorëve kanë qenë disa nga shqetësimet që kanë ngritur deputetët.

Vlora Nimani-Hajnuni, anëtare e këtij Komisioni ka thënë se raporti i vitit 2019 për dallim të kaluarit, është shqetësues.

“Auditori thekson se kjo ndërmarrje  ka angazhua një kompani për vlerësimin e aseteve. Kompania posedon me dokumente disa asete, por ato nuk ekzistojnë ne kompani. Kjo është vërejtje materiale. 1374 aseste me vlerë rreth 11 milionë s’kanë qenë të përfshira në regjistrin e kompanisë”.

“Kemi zhdukje të aseteve të vjetra e mos regjistrim të atyre të reja. Përkundër që kjo kompani ka arkëtuar 691 mijë euro nga konsumatorët s’ka bërë zbritje dhe ka dëmtuar ata konsumatorë që kanë qenë korrekt në pagimin e borxheve duke mos e shlyer fare borxhet”, ka thënë Hajnuni.

Ajo po ashtu ka thënë se emërimi i zëvendës kryeshefit ekzekutiv është bërë duke thyer rregullat.

Kryeshefi ekzekutiv Sokol Xhafa nga Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”, ka thënë se ai ka marrë drejtimin pas bërjes së raportit duke shprehur shqetësim për të gjeturat.

Ai po ashtu ka dhënë sqarime për disa nga pyetjet që kanë shtruar anëtarët e Komisionit.

“Pjesën e Raportin të Auditorit e kemi marrë më shqetësim të jashtëzakonshëm. Për fat të keq ne jemi emëruar vonë e s’kemi qenë në pozita menaxheriale. Unë s’kam qenë pjesë e komisioneve. Ne si ndërmarrje menjëherë pas Raportit të Auditimit kemi ngrit komisione dhe po e trajtojmë me prioritet”.

“Një pjesë të atyre të gjeturave i kemi zbatuar. Pjesa e gjetjeve për të cilave mund të sigurojmë dokumentacione mund të behet zbatim,por një pjesë të të gjeturave mund të kemi vështirësi në zbatimin e tyre. Jemi duke u mundu ai menaxhment i ri për t’i zbatuar, po është pjesë sfiduese sepse kërkojnë kohë për t’u zgjidhur”, tha ai.

Anëtari i komisionit nga PDK, Sejdi Hoxha, e ka pyetur nëse kanë dokumente apo provë që kanë reaguar për këto gjetje të Auditorit, gjatë ushtrimit të detyrës.

Ali Berisha, nga AAK-ja, ka thënë se ky menaxhment është dashur të  ketë një plan veprimi

Eman Rrahmani nga Vetëvendosje ka  thënë se ky raport është ndër më shqetësuesit që kemi marrë, duke pyetur nëse  janë dërguar në prokurori ndonjë nga këto të gjetura.

Gaxheri ka pyetur se kush është kompania e kontraktuar që s’ka bërë si duhet procesin e regjistrimit të aseteve, sa është paguar.

Kurse Xhafa ka thënë se kompania ka qenë “ACC Group”.

“Ne jemi të pakënaqur që s’kanë venë as çështjen e jetëgjatësisë së aseteve. Dhe po hasim problemeve. E kemi paguar atë kompani rreth 70 mijë euro”, ka thënë ai.

Remzi Lluminca, nga Zyra e Financave të KRU “Prishtina”, tha se kanë pasur raste kur dy kompani kanë bërë vlerësime të ndryshme.

“Kompania ka pasur një listë të aseteve para rivlerësimit dhe një pas vlerësimit. Kemi pasur raste kur kompania e parë e ka quajtur një aset litar tjetra pastaj në rivlerësim e ka quajtur konop. Prandaj kemi hasur problem në evidentimin e saktë”, ka thënë ai.

Të ngjashme