Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar në Kuvend se shumë shpejt do të bëhen publike rezultate të operacioneve të tjera të rëndësishme antikriminale. Ai këmbënguli se operacioni për kapjen e 613 kg kokaine është meritë e policisë shqiptare.
Ai tha se procesi i vetingut do të sjellë standard profesionalizmi në radhët e policisë. “Procesi i vetingut shpresoj se do të sjellë standard profesionalizmi dhe standarde të figurës në policinë e shtetit. Policia jo vetëm po arrin rezultate të rëdësishme në luftën e saj kundër krimit, po nga njëra anë ka rritur besimin te qytetarët, dhe nga ana tjetër po dekurajon vepritmarinë kriminale të elementëve të krimit të organizuar”, theksoi ministri.