Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se mbrëmë së bashku me Alban Bajramin e ka bërë qytetin më të jetueshëm ku qdo qift i ri realizon ëndrrën për jetë.
“Bashkë me Alban Bajrami e kemi bërë qytetin të jetueshëm ku çdo qift i ri realizon ëndrrën për jetë e për banim me çmim të përballueshëm”, tha ai.
Postimi i plotë:
Mbrëmë ishim në familjen e Alban Bajrami shef i Kabinetit tim, nr. 11 në listën e fitores. Albani, siç e njohin të gjithë miqt e tij, e që mbrëmë është djali shembullor i qytetit tonë, profesionit, i respektueshëm që i bënë nderë Asamblesë Komunale. Bashkë me Alban Bajrami e kemi bërë qytetin të jetueshëm ku çdo qift i ri realizon ëndrrën për jetë e për banim me çmim të përballueshëm, sepse nuk kemi rritur taksën për ndërtim dhe kemi lejuar zhvillimin e ndërtimin e qytetit. Tani radhën e kanë projektet për të gjithë, Ngrohtorja e Qytetit e Parkingjet Publike!