Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se fitorja e tij dhe koalicionit që kanë lidhur me subjekte tjera për balotazh është e sigurt.
Ai për Klan Kosovën ka deklaruar se fitorja më shumë se e tij është e qytetarëve të Vushtrrisë, që sipas tij besimin ia dhanë një gjenerate të re politikanësh.
“Fitorja e koalicionit më të madh ndonjëherë pas luftës në Vushtrri është e padiskutueshme. Kjo falë qytetarëve që kanë besuar në një gjeneratë të re. Dua që t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë. Kjo është fitore e tyre. Ne jemi bashkuar sepse qytetarët e kanë kërkuar këtë bashkim”.