Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nuk ka precizuar se cili është plani rezervë i tij për fuqizimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
I pyetur nëse dhe kur do ta dërgojë ligjin për publikim në Gazetën Zyrtare, Xhaferi tha se për këtë nuk është i kufizuar nga koha. Tashmë disa javë, ligji për gjuhët edhe pse mori votat e shumicës në Kuvend, nuk mori dekretin e presidentit dhe nuk është shpallur në Gazetën Zyrtare.
“Këtu ishim për çështje tjetër. Mendoj se nuk është, së pari korrekte që të ndërrojmë temën. Mendoj se jam deklaruar qartë për atë punë. Nuk jam i ngarkuar me afate kohore sepse nuk ka kufizim kohor “, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.