Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Estonisë, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Evropian, që do të mbahet në Talin, Estoni.
Konferenca do të shtjellojë tema për ardhmërinë e Bashkimit Evropian dhe sigurinë dhe mbrojtjen e Evropës.
Në margjinat e Konferencës që mbahet në suazat e kryesimit të Estonisë me Këshillin e BE-së, siç citohet në njoftimin zyrtar, Xhaferi do të realizojë edhe takime bilaterale me kolegët e vet evropianë.