Xhaferi: Vendimet i marr me gjakftohtësi dhe me ndërgjegje të pastër

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 17:14 | Nga

Unë jam president i të gjithë deputetëve. Edhe i atyre që nuk më njohin për të tillë. Punoj në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, nuk i mbroj as interesat e LSDM-së, as të BDI-së. Kështu ka thënë  Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë në bisedë me gazetarin e Plusinfo pak para fillimit të vazhdimit të dymbëdhjetë të seancës së gjashtë plenare në të cilën në rend ditë është shkarkimi i prokurorit të përgjithshëm publik, Marko Zvrlevski i cili pritet që përfundojë deri në fund të javës.

Kryparlamenti thotë se nëse debati parlamentar zhvillohet me ritmin aktual dhe nëse nuk ndodh diçka e papritur, është e mundur që propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit, Zvërlevski të votohet gjatë kësaj jave duke pasur parasysh se për diskutim kanë ngelur edhe dymbëdhjetë deputetë.

Kryetari i kuvendit thekson se nëse diskutimi parlamentar vazhdon me këtë dinamikë dhe nëse nuk ndodh ndonjë e papritur, e mundshme është që propozimi i qeverisë për shkarkim të kryeprokurorit Zvërlevski të hidhet në votim gjatë javës pasi që për diskutim kanë ngelur edhe dhjetëra deputet.

“Unë kam dhënë kohë të mjaftueshme nga 27 prilli, që të gjithë të mendojnë me maturi që të analizojnë atë që ndodhi në parlament, në kontekst të institucionit, të suverenitetit dhe interesit të qytetarëve”, thekson Xhaferi i cili mendon se në atë periudhë secili do kishte vënë pyetjen se kush kishte interes në atë që ndodhi të enjten e përgjakshme në institucionin legjislativ e ku pret që të gjithë të mendojnë me maturi, krahas asaj çështjes politike për interesa të ngushta parlamentare që ndodhin.

I pyetur për të komentuar rekomandimet e ekspertëve ligjor dhe ish kolegëve të tij që të veprojë më me trimëri lidhur me leximin e nenit 33 qëndrimi 2 nga rregullorja për formimin e dhjetë grupeve parlamentare të VMRO ai përgjigjet

” Unë disa herë kam thënë se formimi i dhjetëra grupeve nuk është në kuadër të rregullores, por kam dhënë hapësirë jologjike që të shohin vet qytetarët dhe opinioni dhe të vlerësojnë se kush është në të drejtë”

“Unë si kryetar i Kuvendit nuk dua të marr anën e askujt, kam dhënë kohë të mjaftueshme që qytetarët të shohin dhe të vlerësojnë nëse është e logjikshme apo jo, kam durim dhe kur duhet të marr ndonjë vendim e bëj atë me maturi dhe me ndërgjegje të pastër.

Deputeti Ilija Dimovski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE ka akuzuar Xhaferin se që kur është kryeparlamentar po punon në interes të LSDM-së, bile edhe më shumë se sa i mbron interesat e partisë së tij.

“Deputetët në tribunë i paraqesin qëndrimet e tyre, por pasi erdha në funksion, unë i kam pezulluar të gjitha aktivitetet partiake”, thotë Xhaferi.

 

Sipas Xhaferi pritet, që Ligji për përdorimin e gjuhëve të jetë në rend dite dhe të diskutohet gjatëmuajit shtator. Nuk precizon datë, por thotë se kjo gjithsesi që do të ndodhë para fillimit të fushatës së zgjedhjeve lokale, që fillon më 25 shtator.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme