Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ragip Xhaka, mbajti një tubim masiv në Suharekë, ku theksoi mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve për kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza.
Xhaka falënderoi qytetarët për entuziazmin dhe mikpritjen, duke e cilësuar këtë mbështetje si një mesazh të fuqishëm për një të ardhme më të ndritur për Suharekën dhe Kosovën, shkruan Ekonomia Online.
“Suhareka dhe qytetarët e saj e dhanë fjalën e tyre duke u mbledhur në një tubim masiv të mbushur me energji dhe entuziazëm! Këta qindra qyetarë i dhanë përkrahje të jashtëzakonshme, kryeministrit në ardhje Bedri Hamza, për një Suharekë dhe Kosovë ma të mire. Mbështetja e qytetarëve të Suharekës është një mesazh i qartë se e ardhmja jonë është e ndritur. Faleminderit për mikpritjen dhe për përkrahjen që gjithashtu na dhatë edhe mua e PDK-së”, shkroi Xhaka.