Xhaka i quan marrëzira komentet e Evras, i cili i ka quajtur lojtarët e Arsenalit “bebet e mija”

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka ka pohuar se ish mbrojtësi i Manchester United ka bërë një vlerësim të ulët për ‘Topçinjët’.

Xhaka ka thënë se të thuash ‘Arsenali janë mentalisht të dobët’, ashtu sikurse ka thënë Patric Evra, i cili i ka emërtuar ata si ‘bebe’, janë marrëzira.

Kapiteni i arsenalit ka folur për këtë pas humbjes 1 me 0 të tyre nga Sheffield United, transmeton Koha.net.

Në 17 ndeshjet e fundit, ‘Gunners’ kanë fituar vetëm katër prej tyre, duke e bërë që të vihet në dyshim gara e tyre për në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Evra ka bërë një mori komentesh rreth skuadrës së Unai Emeryt, duke thënë: “Unë i thërrisja ata bebet e mija, para 10 viteve, e ata ende ashtu janë kur i shoh sot. Kjo është e vërteta, unë nuk jam duke i mos respektuar ata kur e them këtë”.

“Kjo është thjesht ndjesia që e kam për këtë ekip. Ata duket të bukur, por nuk duken si një ekip fitues, atyre thjesht ju pëlqen të luajnë futboll të mirë”.

Xhaka ju është përgjigjur këtyre kritikave, duke nisur me: “Unë kam shumë respekt për të sepse ai ishte një lojtarë i shkëlqyer, por ti duhet të jesh i kujdesshëm për ato që thua.

“Ai e dinë këtë situatë po ashtu, por nuk është vetëm ai. Shumë njerëz flasin një mori marrëzirash dhe është gjithnjë e njëjta gjë.

“Ne duhet të ndalojmë së foluri rreth ‘anës mentale të lojës’ dhe marrëzia si kjo.

“Më vjen keq që po e them, por për mua është e njëjta gjë, pavarësisht a luan në shtëpi apo jashtë, ne duhet të fitojmë dhe të tregojmë karakter të fort dhe të mos kem të njëjtin justifikim”.

Xhaka ka thënë se Evra është duke u përballur me humbje të kredibilitetit si ekspertë.

“Për mua është e çuditshme sepse ata kanë qenë në të njëjtën situatë sikurse ne, ndonjëherë mirë e ndonjëherë jo aq mirë, por ashtu sikurse thash, nëse ju flisni marrëzira të tilla për çdo vikend, atëherë ajo se çfarë thonë nuk meriton respekt” ka thënë 27 vjeçari.

Arsenali janë të pestët në Premierë Ligë, 2 pik pas vendit të katërt, Chelseat e 10 pik pas vendit të parë, Liverpoolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme