Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, raportohet se do të kthehet në ekip kundër Vitorias në Europa League të enjten.
27 vjeçari është lënë jashtë në dy ndeshjet e fundit pasi shau fansat pasi u brohorit gjatë zëvendësimit të tij kundër Crystal Palaceit javën e kaluar.
Xhaka ka qenë në stërvitje pavarësisht se ishte lënë jashtë ekipit nga Emery dhe tani bosi spanjoll është i gatshëm ta rikthejë atë në ekip.
“The Mirror” ka raportuar se Emery beson që ndeshja e radhës si mysafir tek Vitoria është mundësia e përkryer për Xhakën që të ketë minutazhë, transmeton Koha.net.
Arsenali mund të sigurojë një vend në të 32-ën e Europa League me një fitore kundër ekipit portugez duke qenë se i ka fituar dy ndeshjet e para.
Xhaka është kritikuar shumë pas reagimit të tij plot zemërim pasi u brohorit me tone negative nga ‘Topçinjtë’ në Emirates.
Që nga ajo ditë, përfaqësuesi i Zvicrës ka kërkuar falje për veprimet e tij, ku zbuloi se kishte mbërritur në “pikën e vlimit” pasi kishte pranuar abuzime të tmerrshme online për veten dhe për familjen e tij.