Granit Xhaka refuzon t’u kërkojë falje tifozëve të Arsenalit pas fjalëve që përdori ndaj tyre.
Kapiteni i “Topçinjve” u largua i dëshpëruar pasi u vërshëllye të dielën.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po pret që mesfushori të kërkojë falje.
“Ne i sugjeruam që ai të kërkonte falje”, tha Emery.
“Por në mendjen e tij ai nuk është gati ta bëjë këtë, sepse është shkatërruar brenda. Ai është shumë i mërzitur. Granit e di se ai gaboi dhe kur bëjmë gabime duhet të kërkojmë falje.
“Por ai mendon se përkrahësit nuk e pëlqejnë atë, kështu që tashti ai duhet ta ndiejë dashurinë për familjen e tij, miqtë e tij dhe të gjithë të tjerët.
“Por për momentin ai nuk po ndihet me përkrahësit” , u shpreh numri një i Arsenalit