Arsenali e ka mposhtur 2:0 Manchester Unitedin, në një ndeshje ku shkëlqeu Granit Xhaka
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka shkëlqyer në fitoren e Arsenalit prej 2:0 ndaj Manchester Unitedit në stadiumin “Emirates”.
Xhaka kaloi në epërsi “Topçinjtë” duke realizuar një gol të bukur në minutën e 54’, pak minuta para se sulmuesi, Danny Welbeck, të realizojë për 2:0, që doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 63 pikëve dhe gjendet në pozitën e gjashtë, tani me dy pikë më pak se Manchester Unitedi, plus “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.