Xhamajka deri tani nuk ka marrë asnjë vendim rreth njohjes së Kosovës, shtet të pavarur.
Kështu ka bërë të ditur zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës të shtunën.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës është në dijeni për raportimet publike rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur”, ka bërë të ditur Njësia për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Mediale e MPJTJ’së së Xhamajkës.
“Çështjet si këto janë në shqyrtim të vazhdueshëm nga Qeveria e Xhamajkës. Megjithatë, tani për tani, Xhamajka nuk ka marrë asnjë vendim rreth çështjes”, thekson komunikata.
Madje kjo Ministri, shpreh keqardhje për keqkuptimin rreth qëndrimeve për njohje, njofton Klan Kosova.
“Rrjedhimisht, është për keqardhje që ka ndodhur një keqkuptim i qëndrimit të Xhamajkës”, ka bërë të ditur MPJTJ e Xhamajkës.