Xhandarmëria serbe sërish provokon në Karaqevë, Surdulli e quan skandaloze hyrjen e tyre në territor të Kosovës

Kamenicë | 20 Mar 2018 | 09:59 | Nga

Ish kreu i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli është tmerruar kur ka parë 8 pjesëtar të uniformuar të ushtrisë serbe me helmetë në kokë dhe me armë të gjata teksa kanë patrulluar në brendi të territorit të Kosovës. Surdulli thotë se ky gjest i palës serbe është skandaloz ndërsa kërkon nga shteti i Kosovës dhe organet e sigurisë që të parandalojnë veprimet e tilla që fusin frikë e panik tek banorët e brezit kufitar.

Shaip Surdulli jeton shumë afër punktit të policisë dhe ushtrisë serbe, por veprimi i xhandarmërisë serbe këtë të diele e ka vënë në siklet të madh.

Surdulli tha për rajonipress se të dielën kah ora 13,30 duke ardhur nga mali- kufiri me Serbinë duke kaluar nëpër rrugën kryesore të lagjes së Bernjasheve, ku edhe unë jetoj me familje, në këtë lagje në drejtim të rrugës kryesore Novosellë – Karaçevë, një grup prej rreth 8 pjesëtarëve të uniformuar, me helmeta në kokë dhe me armë të gjata.

“Ne me një fqinj timin Baftjar Bernjashi ishim në oborr të shtëpisë sime dhe menduam që këta pjesëtarë të ushtrisë janë të KFOR-it ukrainas, të cilët ka pasur raste që kanë kaluar kësaj rruge derisa KFOR-i amerikan dhe ai turk më shpesh e frekuentojnë këtë pjesë kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë” sqaron Surdulli.

Surdulli tha se më vonë erdhën me një veturë të Policisë së Kosovës tre polic të vijës së gjelbërt në lagjen tonë dhe u shprehën të shqetësuar duke thënë se kanë qenë pjesëtarë të ushtrisë serbe sepse i kanë percjellur nga distanca se ata kanë vazhduar deri diku afër rrugës kryesore për Karaçevë të Poshtme dhe janë kthyer për në fshatin Breznicë të Serbisë, fshat i banuar me shqiptarë.” Kurse dje kanë ardhur ushtria Amerikane dhe ajo Turke të KFOR-it me autoblinda dhe një helikopter të cilët e kanë vëzhguar sikur edhe shpesh herë tjera këtë zonë kufitare.

Territori i kësaj lagje, por edhe në përgjithësi i Karaçeves nuk kontestohet që është territor i Republikës së Kosovës, prandaj është shumë skandaloze dhe e pa pranueshme nga banorët e kësaj lagjeje dhe në përgjithësi e fshatit Karaçevë kalimi i ushtrisë serbe në territor të Republikës së Kosovës. Kërkojmë nga KFOR-i, por edhe nga Policia e Kosovës si dhe nga institucionet tjera të Republikës së Kosovës që kjo kurrë mos të përsëritet sepse mund të ketë pasoja në pasigurinë e banorëve” tha Shaip Surdulli ish kryetar i komunës së Kamenicës dhe aktualisht kryetar i degës së LDK-së në këtë qytet.

Të ngjashme