Xhavit Drenori, kryetar i iniciativës “Vizioni për Drenasin” ka vendosur që të garojë për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 22 tetorit.
Këtë Drenori, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook duke thënë se “Vizioni për Drenasit” ka vendosur që ta kandidojë për të parin e Drenasit.
Ky është postimi i plotë i Xhavit Drenorit në Facebook:
“Të nderuar bashkëvendës të komunës së Drenasit,
Vizioni për Drenasin ka vendosur që unë të garoj për kryetar të komunës së Drenasit në zgjedhjet e 22 tetorit.
Vizioni për Drenasin garon me liste të plotë gjithashtu edhe për 31 mandatet e asamblesë komunale.
Së shpejti do i prezantojmë të gjithë kandidatët në garë për zgjedhjet e 22 tetorit si dhe programin e detajuar për qeverisjen lokale 2017-2021 në Drenas.