Xhavit Haliti kërkon falje publike për deklaratën e tij për ushtarët e UÇK-së

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 18:27 | Nga

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur përsëri për deklaratën e tij në Kuvendin e Kosovës, ku gjatë seancës së ditës së martë kishte thënë se qeveria e Bujar Bukoshit nuk është marrë me ushtarët të cilët ‘kanë qëndruar nëpër therra’.

E kjo kishte shkaktuar reagimin e djalit të dëshmorit, Sali Çekaj.

Mirëpo, përmes një shkrimi në Facebook, Haliti u shpreh se e kupton situatën dhe faktin që djali i dëshmorit Sali Çekaj mund të jetë prekur nga deklaratat e tij, duke i kërkuar falje publikishit të gjithë atyre që mund të jenë lënduar nga kjo shprehje që ai thotë se ka ardhur nga afekti.

Postimi i plotë i Halitit:

Dëshmori i kombit Sali Çekaj ishte ndër të rrallët luftëtarë, që ishte mbështetës i vendosur i Presidentit Ibrahim Rugovës. Këtë vijë, pra atë të Rugovës, Çekaj e mbrojti deri në fund, duke luftuar së bashku me ushtarët e tjerë të UÇK-së.

Djalin e Sali Çekajt e kuptoj, se mund të jetë prekur. Reagimi im në Kuvend ishte pak i nxitur dhe nëse jeni lënduar, ju kërkoj falje publikisht, jo vetëm juve, por të gjithë atyre që mund të jenë lënduar nga kjo shprehje e bërë pak a shumë në afekt.

Përndryshe, përkulem me respekt para veprës sublime të çdo dëshmori të kombit shqiptar.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/djali-i-sali-cekajt-pjesetaret-e-fark-ut-nuk-u-strehuan-neper-thera-e-hotele-gjate-luftes/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme