Në prani të qindra delegatëve, u zhvillua Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, ku me fjalë rasti, diskutoi Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili vlerësoi procesin, platformën dhe vizionin e liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
Pas procesit të votimit në Kuvendin zgjedhor, në prani të Komisioni Qendror të zgjedhjeve dhe Komisionit lokal zgjedhor, nga dy kandidatura të parashtruara të kandidatëve për kryetar të degës në Pejë, me shumicë votash, u zgjodh, Xhavit Haliti, po ashtu, u zgjodh edhe Këshilli drejtues dhe delegatët për Konventën qendrore të zgjedhjeve.
Hoxhaj, përshëndeti në emër të Kryetarit Veseli, duke vënë në dukje qëllimet e Dekadës së Re, si rritja ekonomike dhe cilësisë së jetës, por edhe qëllimet e mandatit qeverisës.
“Dekada e Re, ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në Pejë dhe kudo në Kosovë. Si shtet i vogël ajo që mund të bëjmë është zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e cilësisë së jetës përmes edukimit cilësor, shëndetësisë efikase dhe mjedisit të pastër. Ndërsa, këtë mandat qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase që punon në këtë drejtim”, potencoi Hoxhaj.
Procesi zgjedhor në Kuvendin zgjedhor të Degës së PDK-së në Pejë, rikonfirmoi fuqizimin e nëndegëve dhe Degës së PDK-së, me kryesi dhe shtrirje të cilën deri më tash nuk e kishte, duke u zgjeruar dhe duke përfshirë brenda procesit, profile të ndryshme, anëtarë me ngritje profesionale si dhe ekspertë të fushave të ndryshme, për platformën, Dekada e Re.