Xhavit Rexhaj emërohet zëvendësministër i MASHT-it

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Xhavit Rexhajn, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Rexhaj u vlerësua nga Kurti për përvojën e tij në fushën e arsimit dhe shkencës, meqë rast iu dha edhe detyra e zëvendësministrit në Ministrinë e udhëhequr nga Hykmete Bajrami.

Sipas njoftimit që është bërë nga Zyra e Kryeministrit, Kurti vlerëson se Xhavit Rexhaj do të jetë ndihmesë në avancimin e sektorit të arsimit.

Të ngjashme