Xhaxhai e gjen nipin të vdekur në banesë

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se të hënën në Mitrovicë është gjetur një person i vdekur.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Mitrovicë, ku xhaxhai ka gjetur nipin të vdekur në banesë

“Raportohet se viktima mashkull kosovar nga axha i tij ishte gjetur në banesën e tij pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me kërkesë të familjarëve pasi viktima kishte qenë i sëmurë, kishte qenë përdorues i alkoolit si dhe në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune trupi i pajetë i tij iu lirohet familjarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili rekomandon që rasti të shkoj në procedurë të rregullt.

Të ngjashme