Xhelal Sveçla dha urdhër që të hiqen rrethojat para Qeverisë, shpërfilli organet e sigurisë

Xhelal Sveçla | Foto: EO
Prishtinë | 23 Pri 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i cili e mori këtë detyrë pasi shefi e tij e shkarkoi ministrin Agim Veliu, ka dhënë urdhër që rrethojat para Qeverisë së Kosovës të largohen.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili tha se kërkesa është bërë nga Sveçla dhe është plotësisht dakord ndaj këtij vendimi.

“Ushtruesi i detyrë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla i ka shkruar një kërkesë, një instancë që ai udhëheq tani për heqjen e këtyre rrethojave të cilët kemi pasur t’i heqim edhe më herët, mbase janë vonë…Unë jam plotësisht dakord që oborri i Qeverisë dhe sheshi i qytetarëve mos të kenë pengesa ndërmjet”, tha Kurti.

https://vimeo.com/411004627

Pa asnjë rekomandim nga Policia dhe institucionet e tjera të sigurisë, Sveçla ka dhënë urdhër të largohen rrethojat para objektit të Qeverisë, Presidencë dhe Kuvendit të Kosovës.

Heqjen e rrethojave e ka shqetësuar edhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, i cili ka thënë se ato ndodhen aty për ofrimin e sigurisë të liderëve institucional më të rëndësishëm kosovarë.

Kujtojmë se heqja e rrethojave vjen dy ditë pas paralajmërimit se Lëvizja Vetëvendosje do të organizon protesta.

Të ngjashme