Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk është përmbajtur pas hedhjes së tretë të gazit në Kuvend nga deputeti Xhelal Sveçla.
Sveçla, duket me direktivën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kap një kanaçe dhe e hedh në drejtim të Kryesisë së Kuvendit dhe hapësirës ku ulen ministrat.
Pasi ka bërë thirrje që punimet të ndërprehen edhe një herë, Veseli ka sharë ndër dhëmbë, dikur dëgjohet dhe në videon e Ekonomia Online.
“Të q*** robt, të q***”, ka thënë Veseli.
Për këtë ka reaguar Vetëvendosje që ka thënë se kjo është fytyra e vërtetë e Veselit.
“Ja cila është fytyra e vërtetë e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili e tejkalon rolin e vet e jep urdhra për arrestimin e deputetëve. Nuk është hera e parë që ai shpërfaqet i tillë para deputetëve të Lëvizjes”, ka shkruar VV në Facebook.