Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili pritet të vazhdojë karrierën në Kinë.
Sipas “Blick”, ai pritet të t’i bashkohet trajnerit italian Roberto Donadoni te Shenzeni në Ligën e Kinës.
Ish-reprezentuesi i Zvicrës thuhet se ka arritur marrëveshje me kinezët për të nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin. Tani po mungon vetëm përgjigja e Bolognas.
33-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, dhe klubi italian po synon të fitojë tash nga shitja e tij.
Xhemaili ka punuar bashkë me Donadonin dy herë kur ishte te Bologna.
Ai në të kaluarën ka luajtur edhe në Zvicër, Angli, Turqi e SHBA.