Xhemajlaj: Procesi i rregullt, do ta pranoj rezultatin

Drenas | 18 Dhj 2016 | 20:06 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka thënë se procesi i sotëm i votimit në Drenas ishte në përgjithësi i rregullt, megjithëse ka pasur probleme të vogla.

Në një prononcim për mediet, Xhamajlaj tha se është ende herët të flitet për rezultate, porse u zotua se do ta pranojë rezultatin, pavarësisht si është ai.

“Besoj që kësaj here, qytetarët e Drenasit do votojnë për ndryshimin. Por është herët për rezultate”, tha Xhemajlaj, i pyetur nga Ekonomia Online.

Ai tha se procesi zgjedhor mund të konsiderohet si i rregullt, megjithëse ka përmendur raste të votimeve të dyfishta, probleme me llampën ultra violetë.

“Pavarësisht rezultatit, do ta pranoj, si fitoren, ashtu edhe humbjen”, përfundoi Xhemajlaj.

xhemajlaj

Të ngjashme