Xhensila Myrtezaj ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa foto të realizuara kohë më parë.
Fotot ishin shkrepur gjatë pjesëmarrjes së saj tek “Gjeniu i Vogël”, ku ajo ka qenë vetëm 14-vjeç, duke kujtuar kështu hapat e parë drejt karrierës në muzikë.
Me këto imazhe, ajo nuk ka nguruar t’i thotë Besit, partnerit të saj, se sa shumë i ngjan Ajka mamit, pasi e quajti atë kopje të vetes.
Me kalimin e viteve, këngëtarja ka ndryshuar, ashtu siç ndryshojnë edhe standardet e bukurisë, me anë të të cilave dukemi si tjetër njeri.
Por, jo të gjithë e mendojnë këtë, pasi mendja u shkon tek operacionet plastike.
Pikërisht për këtë çështje, Xhensila është shprehur se nuk lejon njeri “të vjellë mbi imazhin” e saj.
Ajo ka vërtetuar se, si fytyra, ashtu edhe trupi, kanë mbetur të njëjta si në fotot kur ishte ende fëmijë.
“Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time.
Megjithatë, njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar. Ndërkohë, jam njeri dhe jam njeri publik dhe kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin e Xhensilës nga kamera, por Xhensilën kur kamerat fiken, e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë”,- ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.