Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ka publikuar një foto me robdeshambër nga shtrati dhe me make-up.
Kjo foto i ka tërhequr vëmendjen më shumë se çdo herë ndjekësve dhe këtë herë jo për mirë. Ata e kanë kritikuar faktin që është para gjumit dhe pozon me make-up.
“Pse kështu me make-up flini ju VIP-at gjumë?”
“Pupuu sa keni përparuar ju VIP-at vallaha dhe gjumin e bëni nga ai gjumi modern që vetëm ju e keni”, kanë qenë disa nga komentet kritikuese.
Por ka patur edhe nga ato komente pozitive dhe që e kanë komplimentuar për pamjen e saj dhe e kanë mbështetur. Për shembull një vajzë tjetër i është kthyer ndjekësve që e kishin kritikuar duke shprehur se të gjitha vajzave i ka ndodhur që të shtrihen me make-up për të bërë një foto. Xhensila ia ka pëlqyer këtë koment dhe i ka dërguar disa emoji për t’ja pohuar fjalët.