Xherdan Shaqiri reagon pas humbjes së Zvicrës nga Spanja në “Euro 2020”

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri ishte njëri prej atyre që u shënua në listën e golashënuesve sonte, pasi që barazoi rezultatin në 1-1 duke shënuar gol në minutën e 68.

Megjithatë, pos golit Shaqiri nuk arriti ta ndihmojë shumë skuadrën e tij pasi që u largua nga ndeshja në minutën e 81-të duke u zëvendësuar nga Sow.

“Jam shumë krenar për ekipin. Penalltitë janë pak a shumë 50 me 50. Isha nervoz kur po shihja ekzekutimin e tyre. Mendoj se na mungoi pak fat sot”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

“Ne ishim aq afër! Shumë krenar me çdo anëtarë të kësaj skuadre! Faleminderit shumë vëllezërit e mijë për këto emocione të mahnitshme gjatë kësaj Euro! Flamuri i Zvicrës me zëmër të kuq dhe një falënderim të madh për fansat që na mbështesin në shtëpi dhe rreth botës!”.

Zvicra u eliminua nga Spanja pas 120 minutave derisa pas ekzekutimit të penalltive Spanja fitoi me rezultat 3-1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme