Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve ka aderuar sot në Vetëvendosje dhe tani ai është futur edhe në listën zgjedhore të VV-së.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline deputeti i VV-së, Rexhep Selimi i cili thotë se së bashku me Qeriqin në VV ka aderuar edhe Veton Seferaj nga Skenderaj, i cili po ashtu është futur në listën e kandidatëve për deputet. Sipas Rexhajt, që të dy kanë ndikim të madh në publik.
Ndërsa, sa i përket listës zgjedhore të plotë të Lëvizjes Vetëvendosje është paralajmëruar se do të publikohet shumë shpejt.