Xhirimet për “Bond 25” nisin në Xhamajka

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Daniel Craig është kthyer si James Bond, në ditën e parë të xhirimeve të filmit që filluan të hënën në Xhamajka.

Aktori britanik u pa në skenë, katër ditë pasi u zbuluan detaje nga filmi.

51 vjeçari dukej i lumtur si Bond, në ditën e parë të xhirimeve bashkë me Jeffrey Wright, që luan si miku i tij i vjetër.

Daniel kishte të veshur një palë xhinse dhe dukej më bukur si asnjëherë më parë, edhe pse kishte pak qime gri në fytyrë.

Nuk kishte asnjë shenjë të aktorëve të rinj të cilët u njoftuan se do të luajnë së fundmi.

Fituesi i Oskar, ylli i Bohemian Rhapsody, Rami Malek, do të luajë në Bond 25.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme