Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike në Kosovë ka thënë se rasti si i sulmit ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren duhet të evitohet pasi mund të ketë ndikim edhe në marrëdhëniet mes shteteve.
“Ritheksoj që në këto raste duhet të veprohet dhe të evitohen raste të tilla pasi dëmton imazhin e Kosovës edhe imazhin e Prizrenit”.
Yagcilar, ka theksuar se marrëdhëniet me turqve dhe shqiptarëve janë të mira.
“Turqia ka qenë një nga shtetet e para që ka njohur Kosovën, ka ndihmuar dhe ndihmon jo vetëm Kosovën por edhe Shqipërinë dhe është një mik i madh në këtë aspekt”.
“Nëqoftë se veprojmë sipas historisë prap historia mbetet në të kaluarën duhet t’i lëmë anash shtetet tjera”.
“Prizreni është një qytet shembull besoj që është parë edhe nga aktivitetet tona dhe angazhimet që kemi përkrahur zhvillimin e Kosovës”.
“Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe turqve janë të mira”, ka thënë Yagcilar. (KlanKosova)