Yerry Mina ka pohuar se dëshiron që të ketë sukses te Barcelona pas fillimit të dobët me klubin e La Ligas.
Edhe pse u transferua te Barça në janarin e vitit 2018, kolumbiani është lidhur me një largim nga Camp Nou.
Mina ka realizuar vetëm gjashtë paraqitje ndërsa me ardhjen e Clement Legletit nga Sevilla, 23-vjeçarit i janë vështirësuar gjasat për të zënë një vend në formacionin e Barçës.
“Kam oferta por dua të kem sukses te Barça”, ka thënë Mina.
“Tani po shijoj pushimet dhe kur të vijë koha, do të vendosi me familjen time se çfarë është më e mira për të gjithë”.