Yildirim paraqet kabinetin e ri qeveritar

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 19:04 | Nga

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, pas takimit të zhvilluar në rezidencën presidenciale në Ankara me presidentin Recep Tayyip Erdogan, ka prezantuar sot kabinetin e ri qeveritar të vendit.

Përbërja e qeverisë turke është si më poshtë: Zëvendëskryeministër: Bekir Bozdag, Mehmet Simsek, Fikri Isik, Recep Akdag, Hakan Çavusoglu, Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gul, Ministre e Familjes dhe Politikave Sociale: Fatma Betul Sayan Kaya, Ministër i Bashkimit Evropian: Omer Çelik, Ministër i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë: Faruk Ozlu, Ministre e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore: Julide Sarieroglu, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Urban: Mehmet Ozhaseki, Ministër i Jashtëm: Mevlut Çavusoglu, Ministër i Ekonomisë: Nihat Zeybekci, Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Berat Albayrak, Ministër i Rinisë dhe Sporteve: Osman Askin Bak, Ministër i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë: Ahmet Esref Fakibaba, Ministër i Doganave dhe Tregtisë: Bulent Tufenkci, Ministër i Brendshëm: Suleyman Soylu, Ministër i Zhvillimit: Lutfi Elvan, Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Numan Kurtulmus, Ministër i Financave: Naci Agbal, Ministër i Arsimit Kombëtar: Ismet Yılmaz, Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Nurettin Canikli, Ministër i Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave: Veysel Eroglu, Ministër i Shëndetësisë: Ahmet Demircan dhe Ministër i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimit: Ahmet Arslan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme