Tottenhami ishte një ndër dyqanet që Manchester Unitedi i frekuentonte më së shumti gjatë afateve kalimtare në të kaluarën. Nga Teddy Sheringham te Michael Carrick te Dimitar Berbatov janë disa ndër lojtarët që kaluan nga klubi londinez te “Djajtë e kuq”.
Kjo mënyrë e bërjes së biznesit nuk ka funksionuar në këtë mënyrë gjatë kohëve të fundit pasi që reputacioni i Tottenhamin është rritur ndërsa ai i Unitedit ka pësuar disa goditje. Mirëpo, tani para ndeshjes mes këtyre dy klubeve në Wembley, tifozët e Tottenhamit e dinë se ata mund të lëndohet edhe një herë tjetër gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, këtë herë nuk do të jenë vetëm lojtarët ata që mund të largohen. Trajneri Mauricio Pochettino raportohet se është trajneri favorit për t’u emëruar trajner i Manchester Unitedit në fund të këtij sezoni.
Përderisa Manchester Unitedi nuk ka probleme me pozitën e portierit, pasi që në këtë pozitë e ka David de Gean, nëse Pochettino e pranon punën e trajnerit te “Djajtë e kuq”, ai mund të tentojë ta marrë me vete edhe Toby Alderweireldin.
Qendërmbrojtësi belg ishte kërkuar nga Manchester Unitedi edhe gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo marrëveshja nuk ishte arrirë para se të mbyllej afati kalimtar. Ish-trajneri, Jose Mourinho, ishte ankuar për këtë dështim gjatë pjesës së parë të këtij sezoni.
Përveç Alderweireldit, Pochettino mund të tentojë ta marrë me vete edhe Christian Eriksenin , i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën me klubin. Mediat angleze raportojnë se Real Madridi i janë kërkuar 250 milionë euro për transferimin e danezit.
Edhe pse sulmi i Manchester Unitedit është përmirësuar dukshëm me trajnerin e ri, Ole Gunnar Solskjaer, Pochettino mund ta kërkojë ta marrë më vete edhe sulmuesin e skuadrës aktuale të tij, Harry Kane, i cili tashmë është afër për t’i shënuar 150 gola në Premierligë.