Mesfushori i Atletico Madridit, Thomas Partey, e ka zgjatur kontratën me klubin deri në vitin 2023.
Produkti i e akademisë të rinjve të Atleticos gradualisht është shndërruar në lojtar të rëndësishëm për mesfushën e ekipit të Diego Simeones, transmeton Express.
“Jam shumë i lumtur që kam ripërtërirë kontratën me klubin e jetës sime. Shpresoj se do të qëndroj këtu për shumë vite dhe ta ndihmoj klubin”, ka thënë Thomas.
“Përpiqem të punoj fort sepse nuk është e lehtë të futesh në ekipin e parë dhe për mua është krenari të punoj në këtë klub”, ka shtuar ai.