Mediat spanjolle raportojnë se anësori i Barcelonës, Gerard Deulofeu, e dëshiron Interin, por klubi katalan dëshiron ta shesë apo ta huazojë te ndonjë skuadër që obligohet ta blejë.
Pritet që përfaqësuesi spanjoll të largohet nga “Camp Nou” këtë muaj, pas mbërritjes së Philippe Coutinhos që më shumë mundësi t’ia kufizojë edhe më shumë minutazhin në formacionin e Ernesto Valverdes.
Pas kohës që e kaloi si i huazuar te Milani sezonin e kaluar, kthimi në Itali ka shumë mundësi të ndodhi me Napolin në mesin e pretendentëve për të nënshkruar me të.
Sipas mediumit spanjoll Sport, Deulofeu e ka zgjedhur Interin tashmë, dhe e gjitha të mbetet është të arrihet marrëveshje me Barçën.
Klubi katalan dëshiron ta shesë 23-vjeçarin përfundimisht, apo të paktën ta huazojë me obligim blerjeje.