Ylli i Milanit, Rafael Leao do ta publikojë albumin e tij të parë rap më 29 janar.
Anësori portugez njoftoi lajmin në profilin e tij në Instagram, kurse titulli i albumit do të jetë “Beginning”.
Leao nuk është lojtari i parë i Serie A që përpiqet të hyjë në botën e repit, pasi portieri i Atalantas, Gollini publikoi këngën ’Rapper coi guanti’ (Rapper me doreza).
Leao ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime me Milanin këtë edicion në 19 paraqitje në të gjitha garat.