Argjentinasi Leandro Paredes ka treguar se ai kishte menduar se do të vdiste gjatë aksidentit me veturë, që e kishte përjetuar bashkë me Juan Iturben gjatë kohës së tij në Romë.
Dyshja nga Amerika e Jugut po kthehej nga një koncert, me bashkëshortet e tyre, kur vendosën të injorojnë dritën e kuqe të semaforit.
Tani, ylli i Paris Saint-Germainit thotë se vetëm fati e shpëtoi atë dhe bashkëshorten e tij nga një tragjedi.
“Mendova se do të vdisja, por vetëm shkaku i fatit ai aksident nuk u bë një tragjedi. Unë, Iturbe dhe Diego Perroti i kishim sjellë bashkëshortet tona në një koncert në Ozuna, secili me veturat tona”, ka thënë Paredes për TyC Sports.
“Ne po shkonim në shtëpi, ishte vonë dhe nuk ishte askush në rrugë. Ne vendosëm të vozisim kur ishte drita e kuqe në semafor, pasi që rrugët ishin të zbrazëta. Por, sapo vendosa ta kaloj semaforin, e pash një veturë që po vinte drejt nesh”.
“Unë tentova të frenoj; e gjuajta veten në anën e djathtë, por prapa meje ishte Iturbe me veturën e tij. Unë e kisha një veturë të vogël dhe në atë moment mendova se do të shtypte”.
“Unë mendova se do të vdisja. Në tentim për t’iu shmangur Iturbes, unë mbeta me dy rrota! Bashkëshortja ime ishte tejet e zemëruar kur dolëm, ajo na quajti të çmendur. Por, falë fatit, nuk rezultoi të ishte aksident tragjik. /Gazeta Express/