Ylli i Real Madridit vazhdon kontratën edhe për një vit

Prishtinë | 02 Qer 2024 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Luka Modric do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për një vit.

Mesfushori kroat do të nënshkruajë kontratën e re me “Los Blancos” gjatë javës së ardhshme, derisa e mbanë në klub të paktën edhe për një sezon.

Modric kishte bërë me dije se vendimi i tij nuk ka të bëj me paratë, pasi i ka refuzuar dy oferta të mëdha nga Arabia Saudite, raporton Fabrizio Romano.

38-vjeçari gjatë natës së mbrëmshme arriti të fitojë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij.

Modric i ishte bashkuar Real Madridit në vitin 2012 nga Tottenham Hotspur.

Kroati është edhe fitues i Topit të Artë, sukses të cilin e kishte arritur në vitin 2018.

Të ngjashme