Chelsea ka bërë gati ofertë të re për yllin e Juventusit, Alex Sandro.
Antonio Conte nuk është dorëzuar në përpjekje për transferimin e mbrojtësit të majtë të Juventusit, Alex Sandro.
Mediat italiane raportojnë se menaxheri i Chelseat ka bërë gati ofertë të re për transferimin e yllit brazilian në Stamford Bridge.
Conte është i gatshëm të paguajë deri në 70 milionë euro për blerjen e Sandros në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Por, Juventus ka një plan t’i ofrojë Sandros kontratë të re në Torino me kushte të përmirësuara financiare në mënyrë që të largojë Chelsean nga loja për blerjen e tij.