Ylli i Kombëtares zbulon të ardhmen

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 17:22 | Nga

Kaçe shpreson të luajë me shumë te Paoku. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, shpreson të luajë më shumë te Paoku, me të cilën skuadër ka kontratë 3 vjeçare.

“Është folur shumë mbi të ardhmen time, por momentalisht unë jam te Paoku kam kontratë 3 vjeçare me Paokun. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë me të ardhmen time dhe shpresoj që të luaj sa më shumë me Paokun, kjo është më e rëndësishmja”, tha Kaçe.

Ai foli edhe për sfidat e radhës me Izraelin dhe Luksemburgun, i cili beson se në rast triumfi në këto dy ndeshje, Shqipëria do të gjente atë formën e mirë që kishte para shkuarjes në “Euro 2016”.

“Kemi shumë lojtarë të mirë në skuadër kemi bërë gjëra të mëdha dhe duam tu rikthehemi rezultateve pozitive dhe të shfaqim në fushë të njëjtin nivel si para një viti. Kam besim se do t’ia arrimë”.

“Kemi potencial për ti mbyllur eliminatoret në vendin e 3-të. Fizikisht jam shumë mirë edhe pse nuk kam luajtur rregullisht, duam t’i fitojmë këto dy ndeshje për t’u rikthyer në nivelin e mëparshëm”, theksoi mes tjerash Kaçe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme