Sot (e diel) do të zhvillohet ndeshja e parë finale mes Yllit dhe Trepçës, në kuadër të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja e pare që do të fillojë nga ora 17:30 do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Ylli në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën me rezultat 3:0, kurse Trepça eliminoi Pejën 3:1.
Skuadra nga Suhareka synon mbrojtjen e titullit, kurse ajo nga Mitrovica synon titullin e parë pas dhjetë vjetësh.