Valdet Gashi kishte marrë më së shumti pikë në testimin për kryeprokurorë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Por që ai në votim morri vetëm dy vota për dhe shtatë kundër, duke i hapur rrugë Ymer Bekës për tu rizgjedhur në këtë post, njofton Klan Kosova.
Beka nga nëntë votat e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka marrë gjashtë për, dy kundër dhe një abstenim.