Lëvizja Vetëvendosje do të votojë kundër Projektligjit për Buxhetin për vitin 2018, tha para deputetwve, kryetari i kësaj partie Visar Ymeri.
Sipas tij, draft-buxheti për vitin e ardhshëm nuk ka asnjë ndryshim ndaj atij paraprak, raporton Ekonomia Online.
“Lëvizja Vetëvendosje është kundër këtij buxhetimi dhe kundër këtij projeksioni. Prandaj do ta votojmë këtë buxhet kundër sepse nuk mendojmë se ky buxhet do t’i sjellë ndonjë të mirë Kosovës”.
“Draft-buxheti fatkeqësisht nuk ka ndryshim me vitin paraprak. Edhe në vitin paraprak flitej për rritje ekonomike dhe në atë kohë flitej për buxhetin 2 miliard siç duket edhe ky buxhet do të ketë fatin e njëjtë me atë paraprak”.
“Nëse e shohim projeksionin e të hyrave buxhetore vërejmë se rritja është e vlerës së shtuar nga doganat edhe kjo qeveri nuk sheh rritje të prodhimit vendor. Edhe më e këtë do të vazhdojmë të eksportojmë paratë e gatshme që na i sjell mërgata. Ky vit duhet të shënohet si viti kur ky sistem i korruptuar i rrënoj sektorët publik”.